PS mbledh sot Kryesinë, në fokus zgjedhjet vendore
Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë.
Nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama mbledhja ka pasur fokus zgjedhjet e ardhshme për bashkitë dhe takimet që pritet të nisin me komunitetin për qeverisjen vendore.
Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryebashkiakët për zgjedhjet vendore.
Në këtë mbledhje u bë një bilanc i punës së kryebashkiakëve dhe u prezantuan planet që kanë ndërmend për qytetet që drejtojnë.
Deri më tani, Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile për rikandidim disa prej kryebashkiakëve.
Beteja më e madhe elektorale do të zhvillohet në Tiranë, e për këtë kryesocialisti nuk shikon zëvendësues tjetër veç Erion Veliajt për një mandat të tretë.
Pjerin Ndreu është një tjetër kandidat i cili pritet të marrë besimin e kryesocialistit në Lezhë, për një tjetër mandat.
Në daljet publike, Rama ka vlerësuar pozitivisht punën e të parëve të qyteteve në Cërrik dhe Sarandë, ku Andis Salla dhe Adrian Gurma pritet të rikonfirmohen.
Në tjetër kryebashkiak aktual që pritet të rikandidojë sërish është Elton Arbana në Shijak.
Rama pritet të rikonfirmojë pjesën më të madhe të kryetarëve të bashkive që garuan në zgjedhjet e 6 marsit. Një ndër ta është Rahim Spahiu, në krye të Dibrës.
Por mes emrave që presin një përgjigje pozitive ka edhe kryebashkiakë që janë konfirmuar publikisht se nuk do t’i besohet një tjetër mandat.
I tillë është emri i Dritan Lelit në Vlorë që e përfundon mandatin duke i shkëputur marrëdhëniet me Partinë Socialiste për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me kryeministrin Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama takim me kryebashkiakët në Gjirin e Lalzit për zgjedhjet vendore
- ‘Ethet’ e garës, kush janë kryebashkiakët që do rikonfirmojë Rama
- “Pas parave të pista futen dhe kriminelët”, Fevziu: Jam kundër amnistisë fiskale
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës