Udhëzimi për hapjen e shkollave, prindërit: S’jemi informuar, zbatimi i vështirë

25 Gusht 2020 | 14:17

14 shtatori do të rikthejnë në bankat e shkollës nxënësit pas një pauze 7-mujore për shkak të pandemisë. Komiteti i Ekspertëve në Ministrisë e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin me rregullat e reja të nisjes së procesit mësimor. Por, ky udhëzues ka ngritur shumë pikëpyetje nëse do të jetë i mundur zbatimi i tij.

Disa prej prindërve që pyetëm thanë se nuk kanë marrë ndonjë njoftim nga shkolla dhe për udhëzuesin janë informuar nga mediat dhe se disa prej masave i cilësojne të pazbatueshme.

“Janë pak abstrake sepse jo të gjitha mund të zbatohen, duke dikur edhe shkollat sesa kapacitet kanë dhe na duket pak e vështirë. Rreth 35 nxënës, ndoshta bëjnë edhe pasdite, mund të jetë e vështire. Mbajta e maskës për një kohë të gjatë është e dëmshme, sepse i njëjti ajër thithet për një kohë të gjatë”, shprehet një prindër.

Ndërkohë vetë fëmijët thonë se do ta kanë të vështirë të qëndrojnë me maskë në orën e mësimit.

Më datë 14 do të nisë mësimi edhe në Itali. Por, ndryshe nga sa ndodh në vendin tonë atje prindërit e nxënësve janë informuar mbi udhëzimin e ministrisë dhe rregullave të reja që do të zbatohen.  Rudina, e cila jeton prej vitesh në shtetin fqinj na tregon se ka marrë një email sqarues nga shkolla.

Ne na kanë dërguar një email shkolla, që do thotë nga një nxënës në bankë dhe të larguar nga njëri tjetri, këto janë procedurat që do ndjekin atje, shkolla do të filloj normalisht më datë 14. Shkolla është e madhe për ti mbajtur në distancë fëmijët që do të fillojë”, tregon ajo.

Në vendin tonë një ndër opsionet e procesit mësimor është dhe ai i kombinimit të mësimit në klasë me atë onlinevarësi të rrethanave dhe situatës epidemiologjike. Por për prindërit kjo metodë nuk ka qenë produktive.

“Mësimi online për mua nuk është fare po fare produktiv për të vetmen arsye se nuk marrin asnjë gjë, janë thjesht disa materiale që hedhin në internet dhe nxënësi mund ti marri për 5-10 minuta dhe me këto minuta duhet ti kthej përgjigje atyre pyetjeve, kshu që nuk është se asimilon dije”, tha një prind.

Për nisjen e vitit te ri shkollor në një realitet të ri, drejtues të Ministrisë së Arsimit u takuan sot me përfaqësues te sindikatave të arsimit dhe të komunitetit të prindërve.

Lexoni gjithashtu:

Kthimi në shkolla, në disa gjimnaze mund të ketë mësim me 4 turne

PD kritika për shkollat, Vokshi: Protokolli i pazbatueshëm në praktikë

Rregullorja për shkollat, specialistja e ISHP-së shpjegon zbatimin në praktikë të masave anti-COVID

Jo të gjithë fëmijët me maskë! OBSH dhe UNICEF: Duhet vlerësuar mosha dhe sëmundshmëria

Protokolli për hapjen e shkollave, një nxënës në bankë dhe në distancë 1.5 metër

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026