Rama u kthehet pedagogëve: Asnjë pakt nuk do të ketë me ju

19 Tetor 2022 | 13:08

Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra është shprehur se nuk do të ketë asnjë pakt me pedagogët të cilët prej ditësh kanë dalë në protestë.

Në fjalën e tij, Rama tha se nuk do të ketë asnjë pakt me pedagogët duke shtuar se këto të fundit kanë mundësi që të punojnë dhe në universitetet private.

Më tej kreu i qeverisë theksoi se do të ketë vetting për  pedagogët që punojnë  në universitete private dhe nuk deklarojnë pagën.

“Nuk mund të dalësh e të bësh protestë dhe të mos bësh mësim, në një kohë që paga është rritur. Pedagogët kanë mundësi të dyta duke punuar edhe në universitete private. Një pjesë e pedagogëve nuk deklarohen nga universitetet private, për këtë çështje do të bëjmë vetting. Bëjnë protesta për të çuar ujin në çorbën e rublave , ‘non gratave’ dhe spiunëve.  Kush po i shantazhon. Të bësh protesta si skuth. Asnjë pakt nuk ka me ta, puna jonë nuk është të bëjmë pakte pas shpinës suaj”- tha Rama.

Prej disa ditësh pedagogët janë ngritur në protestë, ku ndër të tjera kërkojnë rritje të pagave. Në lidhje me këtë kërkesë të tyre, kryeministri Edi Rama u shpreh një ditë më parë se nuk e mbështet këtë protestë.

Në fjalën e tij me rektorët e universiteteve private dhe publike në vend, ai tha se koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniformë sepse e kërkojnë sindikatat, ka mbaruar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026