‘Doni të na mbyllni gojën për Vuçiç-in”, Shehu përplaset në Kuvend me Ballën
Me debate ka nisur sot seanca plenare mes kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe deputetit Tritan Shehu.
Balla është shprehur se qeveria e Berishës bashkë me Ilir Metën votuan rezolutën e Dick Marty dhe deri më tani nuk kanë dhënë asnjë sqarim edhe për financimet ruse.
Nuk mungoi edhe një reagim nga Shehu, i cili nënvizoi se po tentonet që t’u mbyllet goja deputetëve të opozitës që të mos ngrihet çështja e gjenocidit serb që ndodhi në Kososvë.
Ai tha se qeveria ka hall se mos mërzitet Aleksandër Vuçiç.
Debati:
Balla: Është fakt, Tritan, që Partia Demokratike në pushtet bashkë me LSI e Ilir Metës, më 25 janar të 2011, 4 ditë pasi vratë popullin opozitar, keni shkuar dhe keni votuar një rezolutë. Si ka mundësi Tritan, që PD ende nuk sqaron këtë rrjedhë logjike, nga propozimi rus tek vota juaj dhe më pas tek 600 mijë euro në llogarinë e PD-së. Nuk ka Kuvendi i Shqipërisë asnjë detyrë tjetër sesa të zhbëjë atë tradhti që i ke bërë ti. Ti ishe deri në 2009 se të hoqën, por Saliu në radhë të parë të vijë këtu dhe të japë llogari. Lufta e UÇK-së është një luftë e pastër.
Shehu: Nuk mund të fshihet e vërteta me mjegullnaja për t’i mbyllur gojën këtij parlamenti. Kjo gjë bëhet për një arsye të vetme se na zemërohet Vuçiç, por të ngremë çështjen e gjenocidit serb në Kosovë. Kjo procedurë është ndaluar në mënyrë arbitrare për një kohë. Të gjithë deputetët këtu duhet ta ndjejnë veten të ofenduar, por tentojnë të na mbyllin gojën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje