Balluku: Nga porti i Vlorës do fusim gazin amerikan në Ballkan

20 Tetor 2022 | 10:56

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh në fjalën e saj në Kuvend se me ndërtimin e portit të Vlorës do të vijë gazi i lëngshëm amerikan në Ballkan, që do të zëvendësojë gazin rus.

“Me ndërtimin e portit të lundrueshëm të Vlorës do të vijnë të gjitha anijet, të cilat do të sjellin gazin e lëngshëm amerikan në Ballkan për të zëvendësuar gazin rus. Por kjo nuk ju pëlqen, se ju jeni financuar nga gazi rus. Taksirat e keni, por Shqipëria do të shpërndajë gazin amerikan nga porti i Vlorës. Shqipëria do të ndërtojë pjesën e parë të një nga projektet më në të rëndësishme për sigurinë energjetike; do ndërtojë pjesë e parë të gazsjellësit Adriatik- Joninan. Janë 33 kilometra që do të lidhin portin e lundrueshëm të Vlorës me pikën e daljes të TAP në Fier”, u shpreh Balluku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026