Partia Demokratike është e pashpresë dhe nuk ka moral, thotë ish-presidenti Topi

21 Tetor 2022 | 15:44

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi thotë se Partia Demokratike, aktualisht është e pashpresë dhe nuk e konsideron si institucion të opozitës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Topi nënvizoi se në këtë forcë politike nuk ka mbetur më moral, duke iu referuar betejës së dy grupimeve për siglën.

“Nuk kam absolutisht asnjë lloj interesi, madje nuk kam asnjë lloj shprese për ta konsideruar si institucion të opozitës. Beteja për siglën, është betejë e njerëzve të rrënuar moralisht dhe politikisht. Te ajo sigël, varin shpresat një grup njerëzish që kanë rezistuar në politikë nëpërmjet amoralitetit politik. Më duket një situatë jashtëzakonisht anormale dhe që nuk premton.

Kemi Sali Berishën, i cili po shkonte në venitjen e tij, shkuan e ngacmuan dhe ai erdhi dhe po bën atë që di të bëjë më mirë. Kemi edhe një ish-lider të PD-së, që për disa arsye, që unë i di, por nuk i them publikisht, është jashtë loje. Është situatë paradoksale për një opozitë. Tashmë, ajo parti është e dëmtuar”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024