‘Batuta dhe të qeshura’, Tedi Blushi zbulon çfarë biseduan Meta dhe Kim mbi 2 orë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se marrëdhëniet e Ilir Metës me Shtëpinë e Bardhë kanë qenë dhe janë shumë të mira dhe korrekte.
Në një intervistë për Euronews Albania, Blushi u shpreh se Meta ka pasur edhe takime të tjera me ambasadoren Kim, pas 25 prillit, përveç atij që u bë publik kohët e fundit.
Blushi zbuloi edhe disa detaje nga takimi i fundit Meta-Kim, që siç tha zgjati rreth 2 orë e 30 minuta.
“Ka qenë një takim që ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë. Temat janë bërë publike edhe nga ambasadorja. Ka qenë bisedë e hapur me nota pozitive. Madje, mund t’ju them se takimi ishte karakterizuar nga batuta dhe të qeshura. Kanë qenë gjithmonë të mira marrëdhëniet e PL me SHBA. Nuk kanë fare lidhje me marrëdhëniet e Metës dhe Berishës”, u shpreh Blushi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës