Frrok Çupi: Ka politikanë që kanë qenë xhelatë në komunizëm

24 Tetor 2022 | 13:59

Analisti Frrok Çupi tha në një intervistë për Euronews Albania se ka politikanë që kanë qenë xhelatë në kohën e komunizmit.

“Nëse nuk je spiun i Sigurimit të Shtetit, në këto 3 dekada nuk mund t’i afroheshe politikës. Kusht i pashpallur që të kishe qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, që të kishe një dosje dhe një objekt për t’u shantazhuar. Shumë politikanë që po vërtiten rreth pallatit të politikës, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, kanë qenë xhelatë të diktaturës”, u shpreh Çupi.

“Ne po kuptojmë që preket i pari ai që ka qenë në krye të Shtetit, Ilir Meta. Të dhënat janë se atje ka politikanë të atij kalibri si Ilir Meta, që kanë qenë në postë të larta, që Shqipërinë e vë në pozitë të vështirë”, u shpreh ai më tej.

Pak ditë më parë, Kuvendi  miratoi me 94 vota pro dhe 1 abstenim disa amendamente në ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, ku bëhet e mundur hapja e të gjitha dosjeve nga viti 1944 deri në 1991.

Në të njëjtën kohë, sipas këtyre amendamenteve, kandidatët për poste të larta drejtuese duhet të kalojnë sërish në sitën e Autoritetit të Dosjeve, pavarësisht se më parë mund të kenë marrë një certifikatë pastërtie nga dy komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit, pasi doli një dosje ku pretendohej se një person me iniciale I.M, që dyshohet se është ish-presidenti Ilir Meta, ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024