PD denoncon vështirësitë e jetesës në çadër të qytetares nga Thumana

1 Shtator 2020 | 08:19

Partia Demokratike denoncoi të martën rastin e një qytetare nga Thumana, familja e të cilës jeton në çadër pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit që goditit Shqipërinë.

“Jetoj me fëmijë të vegjël në çadra mbi 10 muaj pa asnjë përkrahje. Ne jemi pa shtëpi, jemi në ditë të sikletit jemi në depresion. Ne në vend të na japë dorë shteti, ne na japin shtysën. Në vend me na vënë dorë shteti, ne na japin çadra, këtu jetojmë në çadra, flihet në çadra?”, ankohet qytetarja në videon e shpërndarë për mediat në PD.

Qytetarja tha se shteti e kishte lënë në harresë dhe se kjo ia kishte vështirësuar shumë jetën familjes së saj.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, dëgjoi në terren shqetësimet e qytetares Xhixha.

Thumana ishte një nga vatrat e tërmetit, që i mori jetën 24 banorëve të zonës dhe shkatërroi shumë shtëpi, duke lënë pa strehë familjet.

Lirie Xhixha shprehet se jetesa në çadër është shumë e vështirë sidomos për fëmijët, dhe mungesa e zgjidhjes para dimrit tjetër, i ka bërë që të kalojnë ditët në siklet të madh dhe në depresion.

“Këtu sot në këtë ditë, në ditën më të shtrenjtë, ne po flemë përjashta në verandë me problemet tona që kemi i di krejt shteti, shteti s’ka bërë asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje! Shkojmë nëpër komuna nuk gjejmë drejtësi, marrin njerëz që kanë vila lekë, pa asnjë gërvishtje kanë marrë lek,” ankohet qytetarja.

Pyetur në një intervistë në Euronews Albania, ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj tha se procedurat po vazhdonin sipas rregullave dhe shtoi se familjet e dëmtuara i kanë marrë të gjitha ndihmat nga shteti. Ministri tha se një pjesë e familjeve do të strehoheshin në shtëpitë e reja brenda vitit.

Një ditë më parë kryetari i degës së PD, Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ka denoncuar rastin e familjes Përgega në Porto Romano, banesa e të cilës u shemb nga tërmeti, por për ta rindërtuar i janë dhënë vetëm 5 milionë lekë të vjetra.

Ish-deputetja demokrate Lindita Metaliaj ishte pranë një shkolle në Lezhë që u dëmtua nga tërmeti. Nxënësit e saj, sipas Metaliajt ende janë pa një zgjidhje nga ministria, kur na ndajnë vetëm pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor.

 

Lexoni gjithashtu:

Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj: Nuk ka vonesa, por procedura. Brenda vitit shumë banorë do futen në banesa të reja

Rindërtimi pas tërmetit, PD: Qytetarët në Durrës dhe Lezhë ende pa zgjidhje

Denoncimi i PD: Shkollat e dëmtuara nga tërmeti nuk do të jenë gati në shtator

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026