Nurellari: Kurti po e përdor çështjen e targave, nuk kërkon marrëveshje me Serbinë
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari deklaroi se kryeministri Albin Kurti po e përdor çështjen e targave për të mos arritur një marrëveshje finale me Serbinë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Nurellari u shpreh se çështja e targave po krijon një konflikt artificial dhe të panevojshëm.
“Zotit Kurti i intereson që të devijojë vëmendjen dhe të arratiset nga tema kryesore, që është marrëveshja përfundimtare, përfundimi i dialogut me Serbinë. Zotit Kurti i intereson ta zvarrisë këtë proces sa më shumë, sepse nuk ka kurajo të ballafaqohet.
Me çështjen e targave, me këtë lloj konflikti të panevojshëm artificial, përpiqet që të zvarrisë dhe të largojë finalizimin e dialogut, për mbylljen e dialogut, sepse e di që dialogu është si patate e nxehtë. E shikoj si një temë artificiale, të panevojshme”, theksoi ai.
Kurti ka thënë se afati i fundit kur qytetarët mund t’i kthejnë targat nga KM në RKS është data 31 tetor.
Kjo ka nxitur reagimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili duke u mbështetur tek deklaratat e vendeve të QUINT–it, të cilat sipas tij i kanë kërkuar Kurtit shtyrjen e afatit, deklaroi se serbët në Kosovë presin kohë të vështira.
Një paralajmërim ky që tregon se situata në veri mund të tensionohet pas datës 31 tetor.
LEXONI GJITHASHTU
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 10:15 Do të furnizonte me drogë zona të ndryshme të Tiranës, në pranga 44-vjeçari
- 10:13 Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e monedhat kryesore
- 09:57 Kampi i Kongos: Ebola mund të përhapet me shpejtësi, të paktën 30 vdekje
- 09:57 Përplasja Trump-Meloni, Spanja dhe Belgjika mbështesin kryeministren italiane: Mjaft me fyerjet nga Shtëpia e Bardhë
- 09:47 Perandoria e Elon Musk, kompanitë që fshihen pas njeriut më të pasur në botë
- 09:30 Krizë politike në Bolivi, presidenti Rodrigo Paz shpall gjendje të jashtëzakonshme pas 50 ditësh protestash (VIDEO)