Gazetari Koka: Basha sabotoi Halim Kosovën në garën për Tiranën në vitin 2015

27 Tetor 2022 | 14:17

Gazetari Bledian Koka deklaroi se ish-kryedemokrati, Lulzim Basha sabotoi kandiatin për Tiranën në vitin 2015, Halim Kosova.

Në një intervistë për Euronews Albania, Koka u shpreh se Basha e zbuloi kandidaturën e Kosovës, një muaj para zgjedhjeve.

Sipas tij, Basha ka qenë i dyshimtë për interesin final që duhet të kishte për fitoren e Partisë Demokratike dhe demokratëve.

Ndër të tjera, Koka nënvizoi se procesi i primareve e zhbën atë që bënte Basha.

“Ky është sistemi më i mirë që zhbën atë që bënte Lulzim Basha. E merrte Halim Kosovën një muaj para zgjedhjeve dhe e bënte kandidat. Më pas ia sabotonte fushatën nga poshtë. Kam të dhëna të besueshme që, mënyra se si është menaxhuar fushata e zotit Halim Kosova, nëse do menaxhohej ndryshe, jam i sigurt që do prodhonte një rezultat akoma më domethënës, jo domosdoshmërisht fitore.

Mendoj që zoti Basha, ka qenë gjithmonë i dyshimtë për interesin final që duhet të kishte për fitoren e Partisë Demokratike dhe demokratëve”, theksoi ai.

Mesditën e sotme, Meta dhe Berisha firmosën marrëveshjen për zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të ardhshëm.

Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania, Meta dhe Berisha dakordësohen në 6 pika, midis të tjera nënvizohet se në zgjedhje do të hyjnë me kandidatë të përbashkët.

Po kështu, Këshillat Bashkiakë, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024