Presidentja e KE-së mbërrin në Kryeministri, takim me Ramën

27 Tetor 2022 | 15:42

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sapo ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Paraditen e sotme, presidentja e KE-së vizitoi Prishtinën.

Gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, Von Der Leyen tha se  Evropa nuk është e plotë pa Kosovën. Ajo nënvizoi se Bashkimi Evropian është i përkushtuar më shumë se kurrë në procesin e zgjerimit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen po zhvillon këtë javë një tur në Ballkanin Perëndimor.

Të premten presidentja e KE-së do vizitojë Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë. Vizita e presidentes së Komisionit Evropian do të përmbyllet të shtunën, ku do të vizitojë Malin e Zi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026