Shpërndarja e librave, nxënësit nga klasa e parë në të shtatën i përfitojnë falas
Në ambient të hapur dhe me tavolina të vendosura në distancë me njëra-tjetrën, mësuesit në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet kanë nisur shpërndarjen e librave.
Në kushtet e COVID-19, prindërit dhe fëmijët iu drejtuan me maskë qendrave të shpërndarjes së librave. Këtë vit shkollor, libra falas përfitojnë fëmijët nga klasa e parë në të shtatën.
Klasat e para, të pesta, të gjashta dhe të shtata, i marrin librat të rinj. Megjithatë, edhe një pjesë e nxënësve të tjerë po përfitojnë libra të rinj, përveç atyre të përdorur.
“I morëm të rinj, vetëm një ishte i përdorur, mirë ishte gjendja. Mezi po presim të fillojë shkollën se i kemi mbajtur gjithë kohës brenda në shtëpi”, shprehet një gjyshe.
“Ja librat, më morën në telefon gjyshi, shko shpejt merr librat më thanë, ja jua mora. Besoj se mirë do shkojë”, tregon një tjetër i moshuar.
“Më mirë se vjet që duhet të dorëzoje e të merrje të vjetra, këto janë të reja”, thotë një prind.
Fëmijët dhe prindërit shprehen të entuziazmuar për rinisjen e shkollës, pasi për ta mësimi në shtëpi u solli një sërë vështirësish.
“Është më e thjeshtë në shkollë, sesa online, se online më fikej kompjuteri”, thotë një nxënës.
“I vështirë se ndryshe shpjegon mësuesja, ndryshe online. Herë ka internet herë nuk ka, është më vështirë”, tha një prind.
“Me masa po duhet të vijnë fëmijët, të hapen me çdo kusht”, shprehet një tjetër prind.
Në kategoritë e nxënësve që përfitojnë libra falas janë edhe fëmijët romë dhe egjiptianë, fëmijët jetimë, fëmijët që janë i treti e më lart në radhën e shkollimit në një familje, si dhe fëmijët familjet e të cilëve përfitojnë mbështetje sociale. Nxënësit nga klasa e tetë në të dymbëdhjetën do duhet që librat t’i blejnë.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar