“Mjeran i rublave ruse”, Rama: Fluturimet e mia kanë kushtuar më pak se të Berishës

31 Tetor 2022 | 15:05

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha pas akuzave për fluturimet me charter.

Rama shkruan në rrjetet sociale se fluturimet e  tij kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Berishës.

Ai nënvizon se Berisha është nën “shërbim të rublave ruse”, pra financimeve ruse.

“Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës! Me fakte, jo me rubla”, shkruan Rama në një tjetër postim në Twitter. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026