Vizita në Hagë, Pacolli: Berishës s’i dërgova ftesë, Jahjaga e refuzoi
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se nuk i ka dërguar një ftesë ish-presidentit Sali Berisha për të vizituar krerët e UÇK-së në Hagë, pasi dihet që ai nuk ka marrëdhënie të mira me Hashim Thaçin.
Ai tregoi më tej ftesa për në Hagë i është refuzuar nga Atifete Jahjaga.
“Ish-liderët e UÇK-së po njollosjen. Unë do të shkojë edhe për herë të trete, por do të shkoj për shkak të dhimbjes që unë ndjej bashkë me ta. Do të ishte një veprim i drejtë dhe lindi iniciativa që të ftoj ish-presidentët. Unë kam menduar që aty të ftohet z.Berisha si ish-president, por ju e dini si kanë përfunduar marrëdhëniet e zotit Berisha me z.Thaçi. Nuk e kam ftuar, se isha i bindur që nuk do ta pranonte këtë ftesën. Jahjaga refuzoi ftesën për në Hagë”, u shpreh Pacolli.
“Nuk janë ndier mirë, më vjen keq që ata njerëz që janë aty paguajnë një faturë e të gjithë kosovarëve”, tha ai për takimin me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)