Rama po ndërhyn në politikën e brendshme britanike, pretendon Berisha

7 Nëntor 2022 | 12:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ndërhyn në politikën e jashtme britanike, për llogari të këshilltarëve të tij.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Rama është angazhuar në betejë politike në Britaninë e Madhe.

“Unë sot gjithashtu dua të denoncoj qëndrimet e Edi Ramës ndaj problemeve të mëdha, ndaj dramës shqiptare në kanalin e La Manshit. Autor kryesor i kësaj drame njerëzore është Edi Rama. Janë lidhjet e tij të tmerrshme me korrupsionin, janë vjedhjet e tij në afera qindra milionëshe, janë rrëmbimi i votës, që i bën këta qytetarë të pashpresë në vendin e tyre, janë lidhjet e forta me krimin dhe drogën të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë.

Edi Rama është angazhuar në betejë politike në Britani, i këshilluar nga këshilltarë që duan ta shndërrojnë çështjen e brendshme për pikë politike, Edi Rama kalon nga një konferencë në tjetrën, duke përdorur gjuhën ordinere, që tregon se nuk ka minimumin e edukatës njerëzore. Gjuhë që bazohet në urrejtje. Për interesat e tij është i gatshëm që të përdorë çdo fjalë dhe të mbajë çdo qëndrim”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026