“Nusja gënjen”, motra e radikalit fetar që ngujoi familjen mohon akuzat
Motra e Gjergj Laçit, radikalit fetar të arrestuar një ditë më parë ka mohuar akuzat se vëllai i saj dhunonte familjen.
Në një intervistë ekskulzive për Euronews Albania, motra u shpreh se nusja e vëllait gënjen dhe do të mbajë përgjegjësi për deklaratat e saj.
“Kur e kam marrë vesh nga mediat. Në Dibër isha e pashë të televizor, u ngritja dhe erdha natën. Shkova tek gjykata, më thanë del në gjyq nesër. Policia nuk na e la për ta takuar. Gjergji nuk ka asnjë problem shëndetësor, përveç diabetit. Nuk është me të meta mendore. Gjergji është më i zgjuar se baba i tij. Gjergji është njeriu më i ndershëm në rruzullin tokësor. Ka punuar me ndershmëri. S’është e vërtetë që ka ushtruar dhunë në familje. Ajo gënjen, do mbajë përgjegjësi. Para një muaji kam qenë, i kam takuar. E kemi ndihmuar vëllain dhe familja për të ardhurat. Kur kemi pasur mundësi i kemi dhënë, i kemi ndihmuar”, u shpreh ai.
Motra tregon më tej se i vëllai bashkë me nusen e tij nuk punonte pasi ishte i sëmurë nga diabeti.
Sa i përket izolimit të fëmijëve ajo ka theksuar se vëllai i saj i ka mbajtur fëmijët në shtëpi që të mos marrin rrugën e gabuar.
“Në gjimnaz nuk i ka regjistruar nuk kishte mundësi i financiare”, u shpreh ajo.
Sa i përket arrestimit të vëllait të saj, pak vite më parë për armëmbajtje pa leje, ajo tha se “armë ka e gjithë Shqipëria”.
“Arma ka qenë atje në rrugë në kanal, një armë e keqe, nuk ka qenë në funksionim. E kanë gjetur atje në rrugë duke e dorëzuar. Armë ka gjithë Shqipëria”, u shpreh e motra.
Arrestimi i 52-vjeçarit:
Të dielën Forca e Ndërhyrjes së shpjejtë shpëtuan nga tmerri 6-vjeçar anëtarët e një familje në Tiranë. Gjergji Laçi 52 vjeç i njohur dhe me emrin Gjergj, mbante të ngujuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur për shkak të bindjeve radikale.
Ndërhyrja e antiterrorit dhe policisë u krye në zonën e ‘5 Majit’, atje ku familja jetonte në kushte të vështira ekonomike.
Policia sekuestroi armë të ftohta dhe fishekë, ndërsa krahas ngujimit, kryefamiljari ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe fëmijëve, 15 dhe 17 vjeç. Këta të fundit pasi kishin përfunduar arsimin 9-vjeçar, u ishte ndërprerë vijimi i gjimnazit nga i ati.
52-vjeçari njihet si praktikant i fesë por nga ana tjetër edhe si person që konsumonte alkool.
Laçi është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2013 është arrestuar nga forcat RENEA për shkak se qëllonte në ajër me automatik duke alarmuar banorët e zonës.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik