Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma pritet të lërë mandatin
8 Nëntor 2022 |
09:58
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma pritet të lërë mandatin e saj.
Vetë Duma, do të mbajë një deklaratë për mediat në orën 10:30 ku pritet të konfirmojë vendimin që ka marrë.
Ndërkohë, ditën e djeshme, Alfred Rushaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit.
Mandatin e Rushajt, në bazë të votave të marra në 25 prill pritet ta marrë Petrit Doda.
Doda ishte i 32 në listën e Tiranës, por mori 5976 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit.
Alfred Rushaj ishte drejtor i fushatës së PD për zgjedhjet e 25 prillit dhe pas shtatorit 2021, për disa muaj ishte drejtues i grupit parlamentar.
LEXONI GJITHASHTU
Lajme të Sugjeruara
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve