Kreu i SPAK: Krimi shqiptar i shtrirë nga Amerika Latine deri në Dubai
Kreu i SPAK, Arben Kraja ka deklaruar se krimi shqiptar është i shtrirë nga Amerika Latine deri në Dubai.
Në konferencën më Drejtorinë Kombëtare italiane Antimafia dhe kundër Terrorizmit, Kraja nënvizoi se me këtë shtet kanë 18 skuadra të përbashkëta hetimore.
“Ne duhet të flasim me punë konkrete, duhet të themi çfarë kemi bërë dhe çfarë kemi arritur dhe çfarë duhet të bëjmë më tepër. E menduam takimin ndryshe që të ftojmë studentë të drejtësisë, kandidatë për prokurorë, që ti japim mundësi që të flasin edhe ata. Me rëndësi është që të shohim se çfarë duhet të diskutojmë”, u shpreh ai.
Kraja përfundon mandatin në dhjetor, ndërsa në 2 nëntor 2022 përfundoi afati për dorëzimin e kandidaturave të tjera për këtë post.
3 janë kandidaturat për kreun e ri të SPAK. Pas Adnan Xholit, edhe prokurorët Edvin Kondili dhe Altin Dumani zyrtarizuan kandidimin për këtë post.
LEXONI GJITHASHTU:
- 3 emra për kreun e ri të SPAK, Kondili dhe Altin Dumani dorëzojnë platformën në KLP
- A do ketë arrestime të bujshme? Përgjigjet Arben Kraja
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së