Një tjetër kandidate në garë për Bashkinë e Kurbinit
Lindita Toma ka prezantuar mesditën e sotme kandidaturën në Primare për Bashkinë e Kurbinit.
“Do të punoj fort për t’i rikthyer Bashkinë qytetarëve”, u shpreh ajo në një deklaratë për mediat teksa konfirmoi hyrjen në garë.
Deri më 13 nëntor, është koha që i jepet në dispozicion, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të filtruar të gjithë kandidaturat.
3 dhjetori është koha e parashikuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, si koha e fushatës, ndërsa më 4 dhjetor, demokratët dhe simpatizantët e PD-së mund të votojnë për kandidatët.
Fjala e plotë:
Unë jam Lindita Toma, lindur dhe rritur në qytetin e Laçit. Kam mbaruar Shkollën e mesme Ekonomike në Tiranë, më pas ndoqa studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Finance-Kontabilitet, ku edhe përfundova Masterin Profesional Kontabilitet-Auditim.
Kam qenë e angazhuar që në moshë të re në strukturat e Partisë Demokratike dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas, duke u votuar se fundmi si Kryetare.Gjithashtu kam qenë mjaft aktive në aksionet politike te PD. Vij nga një familje e respektuar autoktone kurbinase, me kontribut të rëndësishëm në Partinë Demokratike prej 31 vitesh.
Pas një reflektimi serioz dhe komunikimi të përditshëm me demokratë dhe qytetarë të zones, kam vendosur që të bëj publike Kandidaturën time në procesin e PRIMAREVE, inovacion i sjellë për herë të parë nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
Si një qytetare, nënë dhe bashkëshorte, ndiej përgjegjësi morale për t’u shërbyer qytetarëve Kurbinas pa interesa personalë. Arsyet e kandidimit tim janë mjaft te qarta.
Do te punoj për të kthyer Bashkinë KURBIN përsëri në shërbim të qytetarëve Kurbinas, do të punoj fort për t’i thënë jo propagandës që ka kapluar vendin, do të punoj për të afruar sa më shumë rolin e numrit 1 të Bashkisë me qytetarët. Kërkoj me ngulm të kthej shpresën te qytetarët Kurbinas dhe t’u tregoj atyre që ne mund t’ia dalim. Qëllime të tjera shumë me rëndësi të kandidimit tim janë:
- Punësimi i të rinjve
- Vlerësimi i intelektualëve
- Mbështetja e qytetarëve me aftësi ndryshe
- Përkrahja e qytetarëve në nevojë
- Shfrytëzimi i sajteve turistike pa thyer ligjin
- Zhvillimi i turizmit
- Mbështetja e bujqësisë dhe blegtorisë, degë ekonomike me rëndësi të madhe per Kurbinin
- Bashkëpunimi i Bashkisë Kurbin me biznesin e vogël, te mesem e te madh.
U bëj thirrje qytetarëve Kurbinas të marrin pjese në procesin e PRIMAREVE për të treguar që populli vendos dhe populli zgjedh më të mirin.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve