Diskutohet në kuvend paketa fiskale dhe buxheti për vitin 2023

5 deputetët lënë mandatin
9 Nëntor 2022 | 15:41

Parlamenti po diskuton në parim paketën fiskale dhe buxhetin për vitin 2023. Kryeministri Rama deklaroi se në fokus do të jetë mbështetja e familjeve për energjinë elektrike, ndërsa për biznesin e vogël njoftoi se nuk do të ketë asnjë taksë deri në 2029-ën. Opozita në kuvend tha se buxheti nuk mbështet familjet që ndodhen në krizë ekonomike.

Mbështetja e familjeve nga kriza energjetike do të jetë fokusi i buxhetit për vitin e ardhshëm. Në parlament ku po diskutohet në parim paketa fiskale dhe buxheti i 2023-it, kryeministri Rama tha se ky buxhet është dyfish më shumë se në 2013-ën, kohën kur Partia Socialiste mori pushtetin.

“Mbrojtja e familjeve nga çmimi i energjisë është thelbi dhe ashtu siç është mbrojtja e biznesit të vogël. 12 mld plus suporti buxhetor i marrë nga BE,” – deklaroi Rama.

Por për partinë demokratike buxheti nuk mbështet familjet të cilat ndodhen përballë krizës ekonomike.

“Sot kemi një ekonomi të ndërtuar mbi parimet e një pazari më jep të japë, të qeverisë me një grusht të vogël individësh që kanë përforcuar gjithmonë e më shumë sundimin oligarkik në shërbim të sundimit të ligjit. Një sistem ekonomik që është promovuar me kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj mazhroancë, të këtij parlamenti përmes votimit të 8 ligjeve me porosi, i 9-ti sapo ka ardhur këtu në parlament që kanë shkatërruar themelet e një tregu të lirë, konkurrencës dhe që sot po i zhyt familjet shqiptare gjithmonë e më shumë në varfëri,” – u shpreh Tabaku.

Gjatë fjalës, Kreu i qeverisë u ndalë edhe tek biznesi i vogël për të cilin tha se nuk do të ketë asnjë taksë deri në vitin 2029.

Pensionistët, shtresat në nevojë dhe të rinjtë do të jenë disa nga zërat e buxhetit për vitin 2023.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026