15 të arrestuar në Tiranë, shpërndanin kokainë dhe heroinë afër shkollave
15 persona janë arrestuar gjatë operacionit antidrogë “Tentakulat” të zhvilluar në Tiranë.
Pas një hetimi disa mujor, prokuroria dha urdhër ndalimi për 15 persona dhe në kërkim janë 2 të tjerë, të cilat shpërndanin heroinë, kokainë dhe kanabis në zonat afër shkollave në Tiranë dhe në lokalet e natës.
Në prangat e policisë kanë rënë: E. H. 24 vjeç, E. H. 23 vjeç, R. M., 41 vjeç, A. M., 25 vjeç, L. H., 31 vjeç, S. M., 25 vjeç, E. K., 30 vjeç, H. K., 25 vjeç, I. E., 26 vjeç, R. K., 61 vjeç, D. Z., 22 vjeç, K. P., 25 vjeç, A. S., 45 vjeç, K. B., 23 vjeçe dhe B. K., 37 vjeç. Ndërkohë nën hetim janë 14 persona të tjerë.
Sekuestrimet:
- 745 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje;
- 110 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza;
- 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza;
- shuma parash, në euro, dollarë dhe lekë;
- 5 peshore elektronike;
- 25 aparate celulare dhe
- 6 automjete, 1 motomjet dhe 1 biçikletë, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, përgjatë këtij viti, ka finalizuar 38 operacione policore në fushën e narkotikëve, gjate të cilëve janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike kokainë, 73 kg cannabis sativa, 52 kg cannabis sativa në formë çokollate.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së