Skenarët e protestës, Kryemadhi zbulon çfarë pritet më 12 nëntor
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tregoi në “Now me Erla Mëhillin” çfarë pritet të ndodhë në protestën e 12 nëntorit.
Sipas saj me këtë situatë ekonomike dhe kaq pak njerëz sa kanë ngelur në Shqipëri është fitore e madhe të dëgjosh njerëz që thonë “po, do dal në protestë”.
“Unë them se data e 12 nëntorit nuk do të bëjë revolucionin industrial që do të përmbysë sistemet, por mendoj se është një sensibilizim shumë i madh, i rëndësishëm jo vetëm për opinionin publik, por dhe për të unifikuar mendimet e përbashkëta që në një farë mënyre ka gjithë opozita,” – u shpreh Kryemadhi.
Deputetja u shpreh se ka vënë re një integrim edhe të “pjesës gri” në protestë, ata qytetarë që presin nga opozita të mos i tradhtojë, përjashto këtu militantët që nuk mungojnë në asnjë grumbullim.
“Na pëlqen apo s’na pëlqen një nga gabimet tona ka qenë djegia e mandateve ku ne ja dhamë të gjitha armët Edi Ramës dhe mos çuarja deri në fund e aksionit opozitar,” – deklaroi Kryemadhi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania