Plagosja e Kokoneshit, Balla: Një i çmendur mori thikën dhe e goditi

11 Nëntor 2022 | 11:05

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në spitalin e Lushnjës, për të parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhet kreu i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Për mediat Balla është shprehur se Kokoneshi, bashkë me shoferin e tij Gazmir Bullari i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

“Ngjarja është një ngjarje shumë e rëndë. Shpresoj që kolegu ynë dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë ta kalojnë këtë gjendje të vështirë. Të dy i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Është produkt i ndasisë dhe përçarjeve që mbillet çdo ditë. Lereni policinë të bëjë punën e vetë. Dy persona sot luftojnë për jetën. Di që një i çmendur sot ka dalë nga shtëpia, ka marrë thikën dhe ka shkuar ta godasë”, u shpreh ai.

Rreth orës 9:30 të së premtes, Orgest Xhelili goditi me thikë kryetarin e Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe shoferin e tij.

Ngjarja ndodhi në afërsi të bashkisë dhe menjëherë të lënduarit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lushnjë.

Autori është arrestuar nga Policia. Ky i fundi më herët ka qenë punonjës IT në bashki. Ende nuk dihen detaje nga ngjarja e rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026