Kush janë deputetët e PD që do i bashkohen Berishës në protestë?

11 Nëntor 2022 | 11:06

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha tha se shumica e deputetëve që nuk janë me Sali Berishën në diskursin politik do të marrin pjesë në protestë, madje një pjesë e mirë e tyre e kanë deklaruar dhe publikisht.

“Rasti më i fundit në fakt ishte zoti Sula dje që në Euronews deklaroi se do të jetë në protestë bashkë me qytetarë të zonës së Peqinit dhe Belshit, pra qytetarë që e kanë votuar atë që të jetë deputet në 25 prill 2021,” – u shpreh gazetari.

Hoxha tha se do të jenë shumë pak deputetët që nuk do të marrin pjesë në protëstën e 12 nëntorit, për arsye personale ose objektive.

“Ajo që është e sigurt është se shumica dërrmuese janë apo nuk janë me Berishën nesër do jenë në protestë,” – deklaroi gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026