Dy të shoqëruar pas incidentit në protestë, të rinjtë çanë kordonin e policisë

12 Nëntor 2022 | 20:13

Dy persona janë shoqëruar me forcë nga punonjësit e policisë, pasi çanë kordonin e policisë, që ishte vendosur para Kryeministrisë, në protestën e opozitës, të thirrur nga Partia Demokratike.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha për emisionin “Review”, se bëhet fjalë për dy të rinj, identiteti dhe mosha e të cilëve nuk bëhet e ditur.

Ferhati theksoi se gjithashtu, ende nuk dihet nëse ndaj tyre do të ngrihet një akuzë.

Pas më shumë se dy orësh, përfundoi protesta kombëtare e opozitës. Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.

Protesta, pas përfundimit të saj, u shoqërua me incidente. Gjithçka filloi pasi Berisha mbaroi fjalën e tij dhe protestuesve iu bë thirrje për të ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë, në nder të personave që kanë humbur jetën në përplasjet me policinë.

Protestuesit çanë kordonin e policisë dhe hynë në oborrin e Kryeministrisë, ku hodhën bojë në dyert dhe dritaret e godinës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë

Aktivistja Edlira Çepani e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Çepani gjatë fjalës...
23:06 | 20/06/2026

Bregu: Qytetarët nuk pranojnë më të injorohen nga pushteti

Pedagogu Zylyftar Bregu komentoi në Euronews Albania protestat qytetare që po zhvillohen në vend, duke theksuar se emëruesi i përbashkët i pjesëmarrësve është ndjenja e...
22:54 | 20/06/2026

Mila për Euronews Albania: Sot në PS folëm edhe për protestën, nuk mendohet dorëheqja e as zgjedhjet

Deputetja socialiste, Sara Mila e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka zbuluar detaje lidhur mbledhjen e Grupit...
21:59 | 20/06/2026