Sera në Berat, Karamuço: Mbrojtja lokale, ka pasur presion se është qarku i Çuçit

13 Nëntor 2022 | 21:33

Ervin Karamuço, profesor i kriminalistikës deklaroi se personat që u arrestuan në Berat pas sekuestrimit të 870 kilogramëve kanabis u kapën rastësisht.

“Mbrojtja është në një suaz të juridiksionit territorial. Kur e ka marrë vesh qendra edhe për shkak të ndjeshmërisë së lartë për shkak se është një zonë e drejtimit politik të vetë ministrit të Brendshëm, alarmi ka qenë, sepse në 100 gra do flisnin të 100-ta, në mos ato 50,” – u shpreh Karamuço në “Review’.

Pra sipas tij, mbrojtja nuk ka munguar, por ka qenë territoriale dhe presioni ka qenë më i lartë sesa mbrojtja.

700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë janë sekuestruar në serën në Berat.

Pronari është një 36-vjeçar, ndërsa gratë që paketonin produktin po hetohen për të kuptuar rolin e tyre në organizatë. Ato ishin kryesisht nga zonat periferike të Tiranës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026