150 mijë raste në Shqipëri, mjekja tregon moshat e prekura nga diabeti

14 Nëntor 2022 | 08:25

Në 14 nëntor, në Ditën Botërore të Diabetit të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, një sëmundje që sa vjen e po kthehet në një shqetësim akoma më të madh edhe për moshat e reja.

Adela Haxhiraj, endokrinologe tha në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se në Shqipëri janë rreth 150 mijë raste të diagnostikuara me diabet, kryesisht të tipit 2.

Ajo shpjegoi se sikundër po ndodh në botë, edhe në Shqipëri ka një prirje për shtim të numrit të të sëmurëve me diabet, ndërsa theksoi se një pjesë e atyre që diagnostikohen nuk e dinë fare që janë të prekur.

“Edhe në Shqipëri është tendencë në rritje dhe një pjesë as nuk e dinë që janë të prekur. 90 përqind janë diabet i tipit 2 që është i moshës adulte, shfaqet kryesisht pas moshës 30-vjeçare. Në përgjithësi preket grupmosha 40-65 vjeçare, po me rritjen e moshës kemi rritje të incidencës”, tha mjekja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024