Vrasja e Vajdin Lames, GJKKO nis procesin gjyqësor ndaj Berishës dhe 6 të pandehurve

14 Nëntor 2022 | 15:10

Gjykata e Posaçme ka nisur procesin gjyqësor ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe 5 të pandehurve të tjerë të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames.

Në seancën paraprake, avokatët mbrojtës kërkuan ri ekespertim të gjendjes mendore të Luftar Reçit, dëshmitarit të drejtësisë që ka rrëfyer dhe zbardhuar ngjarjet e rënda kriminale.

Në akt-ekspertimin e parë, mjekët kanë dalë në konkluzion se Reçi ka çrregullime të ankthit, por deklarimet e dhëna prej tij, në lidhje me personat që ekzekutuan Vajdin Lamen, mikun e tij Artan Arasi dhe Klodian Saliun, mund të merren si provë nga prokuroria.

Por mbrojtësit e të pandehurve pretendojnë se Reçi ka shfaqur shenja të sindromës së mitomanisë, që sipas tyre njihet si patalogjia për të gënjyer. Sipas avokatëve, mitomanët janë të vetëdijshëm që po gënjejnë, por në momente specifike mund të arrijnë të besojnë historitë e tyre, gjë që i bën këta persona të gënjejnë për fakte e rrethana duke i servirur si të vërteta.

Kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 21 nëntor.

Dy ngjarjet kriminale të zbardhura nga SPAK kanë ndodhur shkurtin e vitit 2005. Mbrëmjen e 26 shkurtit, Klodian Saliu po udhëtonte me një automjet në aksin Durrës-Maminas, kur u qëllua me breshëri nga një makinë tjetër.

Një ditë më vonë, biznesmeni Vajdin Lamaj u vra nga një shpërthimi telekomanduar i një sasie tritoli të vendosur në ashensorin e pallatit, ku i vrarë mbeti edhe Artan Arsi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë

Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të...
10:38 | 24/06/2026

Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka marrë pjesë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane. Në fokus të këtij eventi ishte sistemimi i...
10:26 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026