Rudina Hajdari për 12 nëntorin: Populli i dha mesazh Ramës, nuk ka më popullaritet

14 Nëntor 2022 | 16:47

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari thotë se protesta e 12 nëntorit ishte masive dhe kishte një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve të Tiranës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hajdari u shpreh se populli dha një mesazh në protestë, ku sipas saj, kryeministri Edi Rama nuk gëzon më popullaritet.

“E kemi parë reagimin pozitiv që mezi po e prisnin 12 nëntorin, kisha ndjesinë që do dilte akoma më mirë se 7 korriku dhe ashtu doli. Tirana sidomos, kishte një pjesëmarrje goxha të madhe, është shumë e rëndësishme. Është një nga protestat më masive që ka pasur vendi në 20 vitet e fundit.

Edhe mënyra sesi u organizua, paqësore, e denjë, kjo është një betejë mes shqiptarëve dhe klubit të miliarderëve me në krye Edi Ramën. Ajo çka është e rëndësishme, mesazhi që i dha populli shqiptar Edi Ramës është i qartë, që ai nuk e gëzon më popullaritetin që ai mendon që ka me qytetarët shqiptarë”, theksoi ajo.

Më 12 nëntor, për rreth 3 orë, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë zhvilluan një protestë para Kryeministrisë.

Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023