Çfarë përmbajnë email-et e SHISH? Gazetari Eni Ferhati tregon detajet
Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati ka dhënë detaje në lidhje me publikimin e listave të SHISH.
Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari tha se shumicën e email-eve i ka parë dhe në mesin e tyre janë shumë sekrete shtetërore.
Më tej ai tha se ka edhe emra personash të cilët janë rekrutuar nga shërbimi informativ shtetëror.
“Janë rreth 20 mijë persona që janë pejsë e kanalit “Homeland Justice” por nga ana tjetër ai ëhstë një kanal i hapur që ti edhe nëse nuk bëhesh pjesë ke të drejtë dhe akses që të shikosh çdo lloj publikimi që ky grupim bën. Shumicën e email-et i kam parë një më një dhe shumica e tyre në fakt janë njoftime dhe konferenca, por ndër to ka dhe email që janë sekrete shtetërore pasi ka emra personash që janë rekrutuar nga shërbimi informative shtetëror, që kanë shprehur dëshirën për t’iu bashkuar SHISH.
Ka emra dhe persona të ndryshëm që shërbejnë pranë strukturave të posaçme pranë shërbimit informative shtetëror, aq më tepër kishte dokumente të tjera që mund të administrojë një zyrtar i lartë i nivelit siç është Drejtori i SHISH.
Fehrati shtoi se publikimi i listave të SHISH mund të krijojë tensione sociale në shoqëri.
Hakerat iranianë zbuluan pak ditë më parë një pjesë të identitetit të funksionarëve të shërbimit informativ shtetëror.
Në bazë të materialit të publikuar nga “Homeland Justice” u zbuluan dhe 3 njësi speciale të shërbimit sekret shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë