Alibeaj: Ish-pronarët të kompensohen me 100 përqind të vlerës së pronës
Deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh në Komisionin e Ligjeve se ish-pronarët duhet të të kompensohen me 100 përqind të vlerës së pronës.
Alibeaj hodhi akuza edhe ndaj qeverisë Rama, ku nënvizoi se qytetarët janë të mbytur në procedura dhe përfundojnë në gjyqe për pronat e tyre.
“Ju e keni bërë një gjë fare të thjeshtë dhe që në fakt tregon qasjen që PS ka pasur ndaj procesit të kthimit të pronave. Të mos jepet asgjë! Të mbyten në procedura pafund, të vdesin gjyqeve, të shkojnë dhe të lëngojnë gjykatave. Po të doni ju, ju them edhe një gjë tjetër, një pjesë të fajit e keni pasur edhe ne PD. E gjithë vuajtja, e gjithë lëngata, sot ju i thoni shqiptarëve që ia konvertoni me 1/10, me vetëm 10%. Amendamenti është ky, kompensimi të jetë 100%”, u shpreh Alibeaj këtë të martë në komision.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve