Rita Petro: Kam refuzuar t’i botoj librin një personazhi të famshëm

16 Nëntor 2022 | 09:31

Një shtëpi botuese duhet të jetë përzgjedhëse sa i takon autorëve. Ishte kjo deklarata e Rita Petros në “Goodmorning Albanians”.

Botuesja tha se ajo vetë ka refuzuar një personazh shumë të famshëm. Petro nuk e tha emrin.

Ajo shtoi gjithashtu se gjithkush ka të drejtë të shkruajë një libër. Ka autorë shumë të mirë që jo gjithnjë ja dalin të shkruajnë bukur, ndërsa mund të ndodhë që një person qe nuk është shkrimtar me profesion të bëjë një libër shumë të arrirë.

Sipas Petros ka personazhe që mendojnë se ti duhet t’i botosh me patjetër me argumentin se po të bëjnë reklamë.

“Nuk kam nevojë për reklamë, ne historinë e bëjmë vetë. Në momentin që ky person vjen e më thotë ti duhet të më hapësh katër kanata dyer, unë ja mbyll të katërta kanatat,” – deklaroi botuesja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024