Durrësi me port modern, Balluku: Do të bëhet nga projektuesi i Dubait

16 Nëntor 2022 | 16:59

Në Komisionet parlamentare ka vijuar edhe sot debati për portin e Durrësit. Opozita deklaron se qeveria po shet një pjesë të Shqipërisë me këtë projekt. Por, për mazhorancën këto janë akuza boshe, pasi zhvillimi i këtij porti do të ndryshojë imazhin e vendit.

Porti i Durrësit do të bëhet dhe do ta shndërrojë qytetin bregdetar në një prej portave kryesore të mesdheut. Më këtë argument, qeveria thotë se ky është investim që ndryshon edhe imazhin e Shqipërisë.

“Parashikohet që të ketë 12 mijë të punësuar. Hotelet janë parashikuar që të bëhen me 5 dhe katër yje. Numri i dhomave shkon deri në 850″- tha Balluku. 

Por për opozitën pikëpyetjet janë të mëdha, pasi shitet interesi kombëtar tek një investitor, të cilit i është falur kontrata pa garë.

“Pse të mos identifikojmë dhe disa nga investitorët e mëdhenj global. Ju e pozicionuat veten si mbrojtëse e interesit të investitorit privat të Alabarit. Do të duhet të mbroni, interesin e shqiptarëve”- u shpreh Aliebaj.  

Në kundërpërgjigje, Balluku tha se nuk ka nevojë që t’i bëjë prezantim investitorit Muhamed Alabar, duke shtuar se ai vjen në Shqipëri pasi sheh këtu një vend të sigurt për investim.

“Ju e keni parë që ai është ideatori dhe ndërtuesi i të gjithë qendrës së Dubait”- tha Nikolla.

Debatet për portin e Durrësit kanë nisur prej disa ditësh në kuvend, ndërsa parlamenti pritet ta votojë këtë kontratë në datën 24 nëntor.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku ishte i pranishëm edhe kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur...
11:39 | 01/07/2026

Investimet dhe integrimi europian, Rama takon kryeministrin e Landit Nordrhein-Westfalen

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Kryeministrin e Landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst, gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë. Në qendër...
10:24 | 01/07/2026

“Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur për Now me Erla Mëhillin lidhur me aktualitetin në vend, konkretisht me protestën qytetare që zhvillohet...
22:25 | 30/06/2026