Pse nuk po arrestohet Armando Subashi? Gazetari zbulon prapaskenat

16 Nëntor 2022 | 22:00

Gazetari Elvi Fundo thotë se prokurorët kanë kërkuar dy herë arrestimin e kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi, për çështjen e inceneratorit të këtij qyteti.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Fundo u shpreh se arrestimi i tij nuk është kryer, për shkak se gjykata nuk ka dhënë urdhër-arrest.

“Çfarë thotë dokumenti i lidhur me bankën e nivelit të dytë për Fierin, që është shumë sinjifikativ. Kontrata koncensionare, 28 milion euro dhe 4.5 miliardë me TVSH. Kontrata për blerjen e impiantit me vlerë 15 milion euro, lidhur nga kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier. 28 milionë euro për inceneratorin e Fierit, me 15 milionë euro e ka blerë Klodian Zoto në kontratë inceneratorin.

Ku janë 13 milionë euro? Në Fier ka pasur edhe një histori tjetër që lidhet me çështjen e zotit Subashi. Në dijeninë time janë dy kërkesa për arrestim, prokurorët kanë kërkuar dy herë arrestimin e tij. Nuk ka dhënë gjykata urdhër-arresti. Zoti Subashi akuzohet për çështjen e truallit, për shkak se është bërë një shpronësim, ndërkohë që në Fier ka mijëra metra katror tokë që janë në pronësi të shtetit dhe këtu konsiderohet se ka bërë dëm ekonomik”, theksoi gazetari Elvi Fundo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha në emisionin Now në Euronews Albania se duhet të ketë një dosje të deklasifikuar lidhur me agjenturat e pretenduara...
22:33 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

“Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar disa nga episodet e ndodhura gjatë protestës në Tiranë, duke deklaruar se disa veprime të regjistruara gjatë tubimit...
22:09 | 24/06/2026