“Jeni bedelët e atij që i mbaron mbiemri me ‘viç’”, Spaho përplaset me Felajn
Seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate dhe tone të ashpra mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho kritikoi ashpër drejtuesen e seancës, që sipas tij po u mohon të drejtën e fjalës përfaqësuesve të opozitës.
Sipas Spahos, qëllimi i mazhorancës është që të mos lejojë zërin e opozitës në Kuvend.
“Të më fusni në listë se dua të flas për çështjen e integrimit evropian, që është e lidhur me edhe korrupsioni tuja, edhe për pasaportat e arta. E di që nuk jam në listë se ju jeni bedelët e atij që do ulet në karrigen e mesit. Jeni pa din, pa iman, jeni bedelët e atij që i mbaron mbiemri me ‘viç’ nga Serbia. Qëllimi juaj është të mos na lejoni të flasim. Jeni bërë turpi i qytetarit shqiptar, e keni përdhosur këtë parlament”, tha Spaho.
Nga ana e saj Felaj i bëri me dije deputetit demokrat se është i përfshirë në mocionin me debat për integrimin evropian, bashkë me deputetët e tjerë të PD.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar