Ish zv.kryeministrja nxjerr dokumentin për Portin e Durrësit

17 Nëntor 2022 | 22:03

Në emisionin “Now” në Euronews Albania u diskutuar për projektin e Portit të Durrësit.

Ish-zv.kryeministrja Ledina Mandia, tha se ka një ligj ku në nenin 6 thuhet se marrëveshja e bashkëpunimit mes dy shteteve parashikon rizhvillimin e Portit të Durrësit, dhe sipas saj ky projekt nuk sjellë një gjë të tillë për vendin tonë.

“Kur është krijuar grupi negociator Zoti Vengu. Ka një ligj që në nenin 6 thotë se marrëveshja e bashkëpunimit mes dy shteteve parashikon rizhvillimin e Portit të Durrësit. Ndërkohë që vendimi i dhjetorit 2021 flet për marina, jahte dhe një zonë rezidenciale elitare. Unë dua të kuptoj, se çfarë ka pasur në mendje qeveria shqiptare kur është bërë kjo marrëveshje e zhvillimit ekonomik”- u shpreh ajo.

Ajo i ka drejtuar dhe një pyetje Drejtorit të Portit të Durrësit, Pirro Vengu duke i thënë:

“Kjo do të thotë rizhvillim i Portit të Durrësit, aty ku është duke e bërë marina, jahte dhe zonë rezidenciale me apartamente dhe hotele? Po jo?”

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha në emisionin Now në Euronews Albania se duhet të ketë një dosje të deklasifikuar lidhur me agjenturat e pretenduara...
22:33 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

“Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar disa nga episodet e ndodhura gjatë protestës në Tiranë, duke deklaruar se disa veprime të regjistruara gjatë tubimit...
22:09 | 24/06/2026