Porti s’bëhet pa dijeninë e SHBA, ironia e Ngjelës: Pse nuk shkon Berisha t’i lutet?
Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se Porti i Durrësit është një lëvizje e madhe detare që nuk mund të realizohet pa dijeninë e Uashingtonit.
Ai tha se Shqipëria ka një aleat strategjik që po e mban gjallë, ndërsa porti do të jetë një magji dy mijë vjeçare që do të realizohet.
“Si mund të bëhet një lëvizje kaq e madhe detare dhe të mos jetë në dijeni Uashingtoni. Doni të talleni me mua ju?! Të venë këta t’i luten Uashingtonit, po Saliu s’vete dot se është non grata,” – u shpreh Ngjela.
Ai shtoi gjithashtu se opozita nuk do të mund të ndalojë këtë projekt, që jo vetëm është sinonim i zhvillimit, por as nuk e ka fuqinë.
“Kush i pyet ata, ajo është çështje ligjore. Kush ka shumicën në parlament e bën, çfarë do bëjnë këta? E para kjo, e dyta është një vlerë shumë e madhe për Shqipërinë,” – u shpreh Ngjela.
Sipas tij është injorancë të kërkosh konkurrencë në një projekt kaq të madh.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës