‘Duhet t’i nënshtroheni shumicës’, Beqiri debat me Kullurin për Portin e Durrësit
Avokati Idajet Beqiri dhe ish-këshilltari i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri kanë debatuar në lidhje me projektin për Portin e ri turistik të Durrësit.
Në “Euronews Albania”, Beqiri u shpreh se nëse shumica në parlament voton pro projektligjit, opozita duhet t’i nënshtrohet këtij vendimi.
“Ligji do shkojë në parlament, nëse shumica do e miratojë siç është, do t’i nënshtrohesh patjetër. Është shumicë, është vota populli. Nuk jemi në këtë fazë, jemi në fazën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Ia kanë dhënë shumicën apo jo? Nëse shumica e parlamentit voton, nuk dëgjohet pakica”, nënvizoi Beqiri.
Ndërsa, Kulluri e ka kundërshtuar diçka të tillë, duke thënë se mazhoranca e sotme sillet si tirani shumice dhe shtoi se demokracia nuk është nënshtrim.
“Nënshtrim është demokracia? Tirani shumice. Si shoku Enver në vitin 1945, e mora pushtetin, tani bëni çfarë të doni”, theksoi Kulluri.
Disa ditë më parë, Kuvendi miratoi kërkesën e qeverisë për të kaluar me procedurë të pershpejtuar një projektligj për Portin e Durrësit.
Kalimi me procedurë të përshpejtuar, u kundërshtua nga opozita.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni