‘Më ndihmoni që Xhoi të ketë një mundësi të dytë’, thirrja e dëshpëruar e një nëne

19 Nëntor 2022 | 19:12

“Më ndihmoni që Xhoi të ketë një mundësi të dytë për jetën”. Kjo është thirrja e dëshpëruar e nënës së 22-vjeçares nga Kenia, e dhunuar barbarisht në Tiranë.

Në një intervistë ekskluzive për ‘Real People’, në Euronews Albania ajo tregoi se nuk ka mundësi financiare për të kuruar vajzën e saj në spitalet jashtë vendit.

“E vërteta është këtu, këtë dëm e ka bërë dikush këtu, ju lutem bëni atë që duhet bërë; ndihmojeni Xhoin të ketë një mundësi të dytë jete”, tha nëna e 22-vjeçares.

Ajo tregoi se kompania ku ishte punësuar e bija kishte refuzuar 2 herë përpara se të pranonte të paguante një fizeoterapist privat që është shumë i nevojshëm për rehabilitimin e saj.

Do të më duhet të ngre fonde, se nuk kam burim tjetër të ardhurash”, tha e dëshpëruar gruaja keniane.

22-vjeçarja nga Kenia punonte në një nga kazinotë e kryeqytetit dhe mesnatën e 13 gushtit ajo humbi kontakte me familjarët e saj.

Kanë qenë shoqet e saj që e kanë identifikuar në gjendje kritike për jetën. Ajo është transportuar fillimisht në QSUT dhe më pas drejt Spitalit të Traumës.

Mjekët bëjnë me dije se e reja ka 3 brinjë dhe kocka të thyera, lëndime në dorë dhe stomak si dhe dëmtime në tru.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manushaqja, poetja e lirë në “Real People”: Familjarët nuk mi kanë lexuar librat

Në episodin me radhë në emisionin “Real People” në Euronews Albania, gazetari Flori Gjini solli profilin e Manushaqes, një poete që vjen nga realiteti i...
17:44 | 09/08/2025

Historia e zysh Nerminit, mësuesja ikonë e baletit shqiptar tregon pengun e saj

Në episodin e radhës, kamera e emisionit “Real People” u ndal në një lagje të vjetër të Tiranës. Flori Gjini realizoi një intervistë me personazhin...
20:20 | 02/08/2025

Angjelo rrëfehet në “Real People” për jetën në Greqi:Na diskriminonin ne shqiptarëve

Tashmë jemi në një periudhë ku një pjesë e madhe siç janë maturantët, janë mes një dileme për të zgjedhur se çfarë do të lidhur...
18:55 | 26/07/2025