Uji merr para makinën në Bogë, polumbarët në kërkim të babë e bir. Shpëton vajza

20 Nëntor 2022 | 15:07

Policia ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, ku uji ka marrë përpara një makinë.

Sipas autoriteteve në automjet ndodheshin tre persona, banorë të zonës, babai, djali dhe vajza.

Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga Pjetër Rushaj rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës.

Bëhet e ditur se vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.

Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).

Pamje nga kërkimet

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026