Spahia: Mbi 2 mijë hektarë tokë e përmbytur në Shkodër, janë evakuuar 30 familje
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia thotë se situata në këtë qark, për shkak të reshjeve, mbetet problematike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahia u shpreh se aktualisht mbi 2 mijë hektarë tokë është përmbytur, teksa shtoi se janë evakuuar 30 familje.
“Situata vazhdon të jetë shumë problematike; ka pasur një përkeqësim gjatë orëve të fundit. Sot situata është përkeqësuar me shpejtësi. Nga 1,100 hektarë tokë të përmbytura deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, sot raportohet se janë mbi 2000 hektarë tokë të përmbytura nga uji.
Njëkohësisht ka pasur edhe një shtim të familjeve të cilat janë prekur direkt nga kjo përmbytje, gjë e cila na ka detyruar t’i evakuojmë. Nga 21 familje që kemi evakuuar gjatë ditës së djeshme deri në orët e vona të natës, sot janë shtuar, kanë arritur në 30 familje me mbi 130 anëtarë, të cilët i kemi sistemuar në godinat e parapërgatitura nga ana e bashkisë për të mirëpritur këto persona të evakuuar”, theksoi ai.
Problematike mbetet situata në njësinë administrative Guri i Zi, konketisht në fshatin Kuq, ku ka pasur një numër shumë të madh banesash të përmbytura nga uji, si dhe në zonën e nën Shkodrës, Oblikë, Obot dhe Muriqan.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta