Situata e reshjeve, Balla: Opozita të mos dezinformojë, situata është nën kontroll
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka shprehur solidaritetin për të gjithë ata që janë dëmtuar nga reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë vendin që prej ditës së djeshme.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me Grupin Parlamentar, Balla ka pasur një thirrje për opozitën që të mos dezinformojë për situatën që është krijuar në vend si pasojë e reshjeve.
“Uroj që kjo situatë e vështirë, e krijuar për shkak të reshjeve, të kalojë sa më shpejt. Shprehim solidaritetin tonë për këdo që është dëmtuar nga reshjet. I bëjmë thirrje parazitëve që mundohen gjithmonë që të përdorin raste të tilla, jo duke shprehur solidaritet por duke dezinformuar. Dje ka pasur një dezinformim që ka ardhur nga opozita por dhe nga media në lidhje me situatën dhe rezervat hidrike. Gjithë Shqipëria e ka parë që niveli i reshjeve ka qenë një nivel i jashtëzakonshëm duke shkaktuar prurje në dy bazene, në Koman dhe në Vaun e Dejës”- u shpreh Balla.
Më tej, ai tha se deri tani situata është nën kontroll, ndërsa shtoi se deputetët dhe ministrat janë në terren.
“Gjithçka deri në këtë moment është në nivelin e sigurisë. Pjesa më e madhe e kolegëve, ministrave dhe deputetëve janë në terren duke ndjekur nga afër situatën”- theksoi Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
- 12:54 Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 12:52 E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
- 12:47 Tërmeti në Japoni, shkon në 50 numri i të plagosurve! Ndërpritet energjia elektrike dhe udhëtimet