Keqtrajtimi i kafshëve, aktivistët: Rastet po shtohen, duhet të parandalohen nga inspektimet në terren

17 Shtator 2020 | 14:48

Organizimet e garave me qen që jo rrallë herë kanë përfunduar me vrasjen e kafshëve po bëhen gjithnjë e më shumë shqetësuese. Vrasja e një qeni nga një 50 vjeçar në zonën e Sukthit duke e tërhequr zvarrë me makinë solli një sërë reagimesh.

Pas denoncimit të organizatës vullnetare Animal Rescue Albania, Euronews Albania zbuloi se personi në fjalë merrej edhe me organizimin dhe promovimin e ndeshjeve mes qenve. 50-vjeçari me inicialet F.P prej kohësh hidhte në rrjetet sociale video dhe foto, ku duket qartazi tortura dhe keqtrajtimi i qenve.

Pasi ky rast ngjalli reagime në publik dhe policia nisi hetimin ndaj tij, 50 vjecari mbylli cdo rrjet të tijin social. Sipas Jonel Kristos, aktivist i Organizatës vullnetare Animal Rescue Albania (ARSA), së fundmi vihet re një shtim i personave të cilët merren me mbarështimin e qenve duke e promovuar këtë aktivitet edhe në rrjetet sociale për qëllime biznesi.

 “Nuk kanë ardhur në pakësim, madje unë do thoja kanë ardhur në shtim, sepse kemi sinjale më të shtuara kohët e fundit, por janë bërë më të zgjuar, për shembull në facebook nuk i kanë grupet e hapura po i kanë të mbyllura, faqet e tyre nuk i kanë më publike i kanë private. Tani ata janë bërë më të zgjuar, por prap se prap ata ndodhin. Kemi sinjale nga pothuajse të gjithë qytetet, kemi marrë sinjale nga Përrenjasi, nga Durrësi, Fieri, Berati, Tirana, në Pukë kemi marrë sinjale që ka ferma ilegale të mbarështimit të qenve, të cilët përdoren ose për shtime ose për luftë me qen”, tha Jonel Kristo, aktivist i organizatës Animal Rescue Albania (ARSA)

Sipas Kodit Penal të ndryshuar vitin e shkuar keqtrajtimi apo vrasja e kafshëve dënohet me gjobë ose burg deri në gjashtë muaj. Megjithatë sipas Kristos ngjarje të tilla duhet të parandalohen.

 “Duhet të ketë inspektorë në terren që të kontrollojnë që a ka ferma të tilla, çdo inicim, çdo sinjal që marrin nga media sociale, nga denoncuesit, nga individët, pa pritur që të ndodhë një ngjarje e tillë dhe të reagojnë.”, shton ai.

Rritja në numër e qenve endacakë e shton edhe më shumë mundësinë e krijimit fermave, ku shiten dhe organizohen gara me qenve, ndaj thirrja shkon kundrejt çdo qytetari.

 “Qentë endacakë nuk është se u gdhimë një ditë ne dhe i gjetëm në rrugë, është një problem që e kemi krijuar vetë që nga momenti 0 deri tani. Dikush që mendonte se ishte i aftë të mbante qen, në pikën zero nuk e mbajti dot këtë qen, ky qen i braktisur në rrugë u çiftua dhe u shumua, dhe në këtë mënyrë çdo ditë ne sot në Tiranë kemi diku tek 600-700 qen endacakë.”, u shpreh ai.

Lexoni gjithashtu:

Vret qenin duke e tërhequr zvarrë me makinë, organizata e mbrojtjes së kafshëve thirrje autoriteteve për hetime

Vrau mizorisht qenin duke e tërhequr me makinë, policia procedon 50-vjeçarin nga Sukthi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026