Porti i Durrësit, Alibeaj kërkesë Nikollës për mbledhjen e konferencës së kryetarëve
Kryetari i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj i ka dorëzuar kërkesë kryetares së Kuvendit për të mbledhur konferencën e kryetarëve që të shqyrtohet kërkesa për të pasur kohë të pakufizuar për diskutimin e marrëveshjes për Portin e Durrësit, që do të shqyrtohet në seancën e të enjtes në Kuvend.
Në letrën e dërguar Lindita Nikollës, Alibeaj thekson se Konferenca e Kryetarëve nuk ka treguar se cila është nevoja konkrete për përcaktimin e kohës së diskutimeve, vendim i cili është kundër rregullores së Kuvendit.
“Konkretisht, Konferenca e Kryetarëve nuk ka treguar se cila është nevoja konkrete për përcaktimin e kohës së diskutimeve. Mospërmbushja e këtij kriteri do të mjaftonte për të konstatuar paligjshmërinë e kësaj vendimmarrje. Ndërkohë, Rregullorja nuk ofron ndonjë përcaktim sa i përket asaj që konsiderohet “çështje konkrete”, megjithatë është e qartë se një projektligj nuk përbën çështje konkrete, e për rrjedhojë nuk mund t’i nënshtrohet këtij rregullimi”- shkruan Alibeaj.
Ai ndër të tjera thekson se projektligji në fjalë është i një rëndësie të veçantë, pasi ka të bëjë me tjetërsimin e një pasurie publike me interes kombëtar, strategjik dhe ekonomik.
“Miratimi i këtij projektligji me procedurë të përshpejtuar dhe shtuar këtu edhe shqyrtimi në seancë plenare me kohë të kufizuar, janë tregues i qartë i vullnetit të qeverisë për të miratuar këtë marrëveshje me shpejtësi dhe pa një debat të thelluar parlamentar”- shton ndër të tjera ai.
Një vendimmarrje e tillë për Alibeajn cenon të drejtën e fjalës të çdo deputeti, por veçanërisht të deputetëve të pakicës parlamentare.
“Kuvendi nuk mund të shndërrohet në një noter të vendimeve dhe akteve të Qeverisë, por duhet t’ia nënshtrojë ato një kontrolli dhe shqyrtimi përmbajtësor, në mbrojtje të pasurive dhe interesit publik të qytetarëve dhe shtetit shqiptar’- përfundon ai në letrën e tij.


LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane