U konfirmove nga Rama për Bashkinë Lezhë? Si përgjigjet Pjerin Ndreu
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu anashkaloi pyetjen në një intervistë për Euronews Albania nëse është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama për të kandiduar për Bashkinë e Lezhës.
Në përgjigjen e tij ai u fokusua tek situata me përmbytjet.
“Është gjëja e fundit kjo që më shkon mendje kjo puna e konfirmimit sot. Nuk është dita për dhënë deklarata konfirmimi. Ne po menaxhojmë situatën këtu. Çështja e konfirmimit është thjesht një çështje që i takon të tjerave organizmave”, u shpreh Ndreu.
Gjatë deklaratave të fundit, kryeministri Edi Rama nuk ka kryer lëvdatat për Ndreun për punën e bërë për këtë bashki.
Ndërkohë burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Edi Rama ka konfirmuar Erion Veliaj në Tiranë, në Gjirokastër Flamur Golemi, Alma Hoxha në Përmet, në Shijak Elton Arbana, Pjerin Ndreu në Lezhë, Andi Salla në Cërrik, në Dibër e Bulqizë pritet të jenë kryetarët aktualë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh