‘Gjithmonë në dhjetor kemi qenë’, Meta largohet nga PD pas takimit me Berishën
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me kryedemokratin, Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha raportoi se takimi zgjati për rreth 45 minuta dhe Meta nuk pati një prononcim për mediat, në lidhje me takimin, por edhe rreth mundësisë për të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit.
Megjithatë, Meta, kur u pyet për pjesëmarrjen në protesten e 6 dhjetorit tha teksa po largohej se: “Ne gjithmone në dhjetor kemi qenë”.
Në takim, ishin të pranishëm deputeti i PL-së, Petrit Vasili dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.
Takimi vjen në një moment kur Partia Demokratike ka njoftuar protestën më 6 dhjetor, ku Partia e Lirisë, ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, por edhe në kontekstin tjetër, atë të përzgjedhjes së kandidatëve të opozitës që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit.
Aktualisht, nga 44 kandidatët e certifikuar nga Kryesia e PD-së, vetëm në bashkitë Kuçovë dhe Prrenjas, janë kandidatë të Partisë së Lirisë.
Në bashkinë e Kuçovës do të kandidojë Lefter Maliqi, ndërsa në atë të Prrenjasit, Suzana Topi.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta