Protesta e 6 dhjetorit, Deda: Opozita po godet në mënyrë të tërthortë Samitin

23 Nëntor 2022 | 11:33

Reldar Deda, kryeredaktor i gazetës Liberale, u shpreh se takimi mes kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreut të PD-së Sali Berisha ka të bëjë me protestën e 6 dhjetorit.

I ftuar në Euronews Albania, Deda theksoi se protesta që do të zhvillohet ditën kur në Tiranë, mbahet Samitit i BE-Ballkani Perëndimor, do të krijojë një simbolikë të turbullt në Shqipëri.

“Është një takim i pritshëm, është pjesë e rutinës politike për organizimin e protestës së 6 dhjetorit. Ende nuk ka një informacion, por mendoj se pika kryesore e takimit është protesta.

Është një protestë e cila krijon një simbolikë të turbullt në Shqipëri, por ndodh për herë të parë që liderët europian vijnë në Shqipëri dhe kjo nuk mund të quhet ngjarje e vogël”- tha ai.

Ndër të tjera ai shtoi se opozita në mënyrë të tërthortë po godet Samitin. Deda deklaroi se një parti politike ka të gjithë instrumentet për të komunikuar me institucionet e BE dhe nuk ka nevojë të bëjë protestë.

“Protesta krijon ngërç shumë të madh, sepse pavarësisht kritikave që kanë me qeverinë Rama, në fund të fundit ata po godasin Samitin në mënyrë të tërthortë.  Një parti politike ka të gjithë instrumentet për të komunikuar me institucionet e BE-së. Nuk ka arsye që një parti politike të bëjë një protestë në ditën kur zyrtarët e BE vijnë në Shqipëri”- theksoi ndër të tjera ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026