‘Rama erdhi dhe nuk më takoi’, kryebashkiaku i Shkodrës flet për përmbytjet
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia deklaroi se kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë ditën e djeshme në këtë qark dhe theksoi se ai nuk e kishte lajmëruar, madje as nuk e takoi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahia u shpreh se Rama po bën politikë me përmbytjet, teksa Shkodra ndodhet në vështirësi të jashtëzakonshme.
“Nuk ka pasur aspak komunikim, të paktën me bashkinë e Shkodrës nga ana q institucioneve qendrore qeverisëse. Fakt është që, edhe ditën e djeshme kur kryeministri erdhi në territorin e bashkisë Shkodër, nuk kemi pasur asnjë informacion. E kemi marrë vesh lajmin ashtu siç edhe ju besoj nga mediat. Gjë që nuk është aspak normale.
Jo, absolutisht jo. Unë e kam parë si të gjithë shqiptarët e tjerë në televizor. E kam parë atë deklarim të shpejtë 5 minutësh, atë bashkë bisedim mes vetes, kryeministri me të deleguarit e tij. E gjeta krejtësisht të pavend momentin për të bërë politikë. Shkodra është në vështirësi të jashtëzakonshme”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër