Vrasja e Nezir Beqirit u krye ndërsa ai ndodhej në arrest shtëpie. Ai akuzohej nga fisi Çapja se kishte bashkëpunuar në vrasjen e Sokol Çapjes në viti 2005, ngjarje e cila ka sjellë me dhjetëra persona të vrarë që prej atëherë.
“Politikani Taulant më telefoi”, Ferhati: Dëshmia e Çapjas mesazh për politikën
Ardian Çapja i vënë nën akuzë si porositës i vrasjes së dyfishtë të babë e bir në Elbasan, përpara Gjykatës është shprehur se politikani me emrin Taulant e ka marrë në telefon.
Këtë e zbuloi gazetari Eni Ferhati në një intervistë për Euronews Albania, duke shtuar se sipas dëshmive të Çapjas politikani i ka ofruar ndihmë por që ai nuk ka pranuar.
“Është një proces që zgjat disa muaj në Gjykatën e Posaçme. Ardian Çapja është në cilësinë akuzuar për vrasjen e dyfishtë. Ai ka përmendur emrin Taulant, por nuk do shumë mend se kujt i referohet. Ka folur për disa përgjime që organi i akuzës ka administruar në vitin 2016 në masakrën e Elbasanit. Politizimi i kësaj çështje nga ana e familjes Çapja lidhet me historinë e këtij fisi. Çapja është një fis që është njohur për mbështetjen e tij nga të djathtët. Ardian Çapja pretendon se është telefonuar nga Taulant Balla. Sipas informacioneve politikani i ka ofruar ndihmë ndërkohë që Çapja nuk e ka pranuar”- theksoi ai.
Ferhati thotë se dëshmia e Çapjas është mesazh i koduar për poltikën.
“Këto janë mesazhe të koduara të Ardjan Çapjas lëshuar politikës. E lexoj si një mesazh të koduar si një strategji për t’u mbrojtur nga akuzat e rënda që janë ngritur nga SPAK.”- tha ai.
Ardjan Çapjan, së bashku me Florenc Çapjan akuzohen se kanë kryer vrasjen e Nezir Beqirit, në vitin 2012, në Elbasan.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Më mori në telefon politikani”, zbardhet dëshmia e Ardian Çapjas, akuza prokurorit
- Mbyllen hetimet për Ardjan Çapjan, akuzohet se kreu vrasje me porosi në Elbasan
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës